Lihet në burg 27-vjeçari, vrau dhe hodhi në rezervuar të riun
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Lulzim Spahian, i arrestuar mbrëmjen e së martës pasi u kap me një sasi droge. Ndërkohë, ky shtetas ishte në kerkim edhe për një vrasje rreth një vit më parë në Korçë.
27-vjeçari tashmë do trasportohet për në gjykatën Durrësit, ku në 12:00 do zhvillohet seanca për caktimin e një mase tjetër sigurie ndaj tij, ku edhe atje dyshohet për drogë.
Ndërkohë, nesër Spahia do dalë përpara Gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë arrest me burg, dhënë ndaj tij në mungesë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, në qershor të vitit të shkuar.
Trupi i tij u gjet i hedhur në rezervuar disa ditë më pas. Përveç Spahias, për këtë ngjarje është arrestuar edhe shtetasi Kristi Bixheku. Të dy këta shtetas pasi ekzekutuan të riun e hodhën në një rezervuar në Ersekë për të fshehur gjurmët.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit