Lirimi i hapësirave publike në Korçë, këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë
Të martën ka nisur në Korçë aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku i pranishëm ishte drejtori i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, i shoqëruar nga punonjës të policisë bashkiake.
Para fillimit të aksionit është shënuar një përplasje verbale mes tij dhe këshilltarit të pavarur Lazjon Petri, i cili kishte shkuar në vendngjarje në mbështetje të bizneseve.
Petri i kërkoi drejtorit një vendim zyrtar që justifikon ndërhyrjen në zonë, duke vënë në dukje se pedonalja ka qenë në të njëjtën gjendje prej vitesh.
Ai theksoi se nuk duhet të ndërhyhet pa një akt të miratuar, ndërsa drejtori i territorit deklaroi se aksioni do të vijojë dhe se çdo ankesë nga bizneset mund të bëhet pranë institucioneve ligjore përkatëse.
Aksioni u ndërmor ndaj një biznesi në pedonalen e qytetit, pasi ai nuk kishte hequr në mënyrë vullnetare strukturat metalike pas urdhrit të dhënë.
Burime pranë Policisë Bashkiake të Korçës dhe IMT bëjnë me dije se prishjet do të vijojnë për bizneset që kanë bërë rezistencë, ndërsa nuk do t’u jepet më leja provizore për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Lirimi i hapësirave publike në pedonalen e Korçës, përplasje mes këshilltarit dhe drejtorit të Bashkisë pic.twitter.com/r4D2OJRDol
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 5, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa