Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
21 Shkurt 2026 | 10:02

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga burgu këtë të shtunë.

Lirimi erdhi pas kërkesave të depozituara prej tij në bazë të ligjit, të cilat ishin regjistruar pranë organit përkatës.

Pas kërkesës së përsëritur të të pandehurit J.Ç., të regjistruar ditën e djeshme, i njëjti trup gjykues, sot më datë 21.02.2026, ka pranuar kërkesën e tij.

Çyrbja këroi shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja u arrestua më datë 28 tetor të vitit 2024. Çyrbja u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe u dënua me 3 vjet burg. Dënimi i tij zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai akuzohej për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje. 

Çyrbja sipas akuzave informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkoheshin nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në Durrës.

Në këmbim, Çyrbja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026