Lista e PD shkakton përplasje të fortë mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut
Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati kanë debatuar në emisionin “Shock” mbi listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas z. Haxhiu kreu i PD ka arritur që të fitojë betejën brenda partisë ndërsa shprehu kritika për mënyrën e rreshtimit të kandidatëve.
“Basha e fitoi betejën për lidership. Basha doli dje i fituar në strategjinë e tij, e para tregoi fuqinë dhe tregoi se ka marrë lidershpin e partisë. Strategjikisht ka luajtur mirë”, tha ai.
Ndërsa Andi Bushati ndau mendim tjetër në këtë pikë duke thënë se kreu i PD nuk ka treguar lidership dhe tha se kritikon mënyrën se si ka proceduar me listën e kandidatëve.
“Lulzim Basha është sjellë keq me listat. Basha nuk u ngrit dot në lartësinë e përballimit të së keqes. Nuk mund t’i shpallesh listat si hajdut në 12 të natës”, tha ai.
Z. Bushati gjithashtu tha se kreu i opozitës ka përfshirë në listë emra që komisioni Ruli-Nishani i dogji.
“Basha me këtë listë mund ta ketë fituar fuqinë vertikale por nuk ka arritur që të ketë fituar fuqinë horizontale që duhet për të rrëzuar një diktaturë”, shto ai.
Pyetjes nëse mund t’i fitojë Basha zgjedhjet parlamentare me këtë listë, Baton Haxhiu u përgjigj me jo, ndërsa për Andi Bushatin përgjigja ishte: “Nuk mendoj që Basha do t’i fitojë zgjedhjet sepse Rama do i vjedhë zgjedhjet.”
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane