Listat e PS-së, Bushati “gjen gabimet” e Ramës: Dominon me dorë të hekurt mbi partinë
Partia Socialiste një ditë më parë publikoi emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Analisti Andi Bushati thotë në emisionin “Shock” në Euronews Albania se lista e PS është një gabim i madh në aspektin politik.
Për të shpjeguar këtë ide, z. Bushati përmendi emrat e disa ministrave të PS-së, të cilët sipas tij ose nuk janë futur fare në listë ose janë caktuar në garë në zonë të pasigurt.
“Lista që ka paraqitur Rama është politikisht një gabim i madh. Pse e them? Sepse po e gjykojmë në këndvështrimin politik, lista e Ramës është një listë që nuk do ketë në parlamentin ardhshëm asnjë nga ministrat e brendshëm, që kanë drejtuar ministrinë për tetë vjet. E përkryer do të thotë se rendi paska qenë një dështim. Në parlamentin e ardhshëm nuk do jetë njeriu që ka drejtuar diplomacinë, nuk do jetë njeriu kryesor që udhëhoqi reformën në drejtësi, që Rama pretendon se e ka një nga kuajt e betejës. Kjo tregon se nuk ke arsye pse të votohesh për një mandat të tretë, por fatkeqësisht lista e Ramës nuk është politike dhe kriteret e përzgjedhjes nuk janë kritere politike”, tha ai.
Ai shton se kryeministri Rama në përzgjedhjen e listave nuk ka analizuar kontributin, por ka dashur të imponojë rolin e autoritarit.
“Për mua është një listë që nuk është parë aspekti politik, por aspekti i rritjes së autoritetit të Ramës mbi partinë, që pyet vetëm për pushtetin e vet. Është listë e një personi autokrat, që dominon me dorë të hekurt mbi partinë”, shtoi ai.
Por, ndryshe nga Bushati, analisti Baton Haxhiu thotë se lista e PS-së është listë krejtësisht politike.
“Lista e Ramës është krejtësisht politike e ndërtuar në disa drejtime. Ata që kanë peshë politike e kanë peshën fundore, për arsye se PS do të marrë vota. Unë e konsideroj suksesin më të madh të Edi Ramës që i tregoi publikut se njerëzit që kanë qenë në krye të Ministrisë së Brendshme nuk kanë qenë mjaftueshëm të përkushtueshëm dhe prandaj nuk e meritojnë të jenë në listë dhe ky është reflektim”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane