Zgjedhjet në RMV, pjesëmarrja i afrohet 50%

31 Tetor 2021 | 18:55

18:30 – Kur ka mbetur dhe pak kohë nga mbyllja e procesit të votimit në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja ka arritur në 48,62%.

Në dy komunat më të rëndësishme për shqiptarët, Tetovë dhe Gostivar pjesëmarrja është më e ulët e mesatarja.

Në Gostivar kanë votuar rreth 37% kurse në Tetovë gati 40%. Pjesëmarrje edhe më e ulët konstatohet dhe në Strukë dhe Kërçovë.

Raudin i dytë i zgjedhjeve në RMV

Maqedonia e Veriut zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Balotazhi zhvillohet në 44 komuna duke përfshirë dhe kryeqytetin e vendit, Shkup. Në proces marrin pjesë 1 milion e  353 mijë votues.

Deri në orën 16:00 në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 33,51 % e votuesve. Ministria e Brendshme informoi se nuk janë regjistruar incidente serioze gjatë procesit.

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut gjatë votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore bënë thirrje për pjesëmarrje.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, vetëm BDI ka mundur të fitojë dy komuna, ndërsa partitë e tjera shqiptare nuk kanë marrë asnjë komunë, ndërsa shpresat e kanë tek raundi i dytë.

Në balotazh, dy komunat më të rëndësishme për shqiptarët janë Tetova dhe Gostivari.

Procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 19:00 ndërsa rezultatet e para të numërimit të votave pritet që të publikohen rreth orës 21:00.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 17 tetor ku u zgjodhën 33 kryetarë komunash ku VMRO-DPMNE fitoi postet e kryetarëve në 22 komuna, Lidhja Social Demokrate në 9 dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në 3 komuna.

Maqedonia e Veriut ka në total 80 komuna. Këto zgjedhje monitorohen nga mbi 1600 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Në këtë raund të dytë zgjedhjesh votuesit zgjedhin mes dy kandidatëve që fituan më shumë vota në raundin e parë. Në dy komuna, në Dibër dhe Shuto Orizarë, do të përsëritet votimi për raundin e parë,  vendosur nga Gjykata Administrative, pas ankesave të partive politike.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se në këtë raund të dytë do të jetë funksionale teknologjia për identifikimin biometrik të qytetarëve, duke garantuar se nuk do të përsëriten problem e hasura gjatë raundit të parë. Rreth 400 teknikë janë angazhuar në mbështetje të procesit zgjedhor në vendvotime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026