Liverpol ‘shuplakë’ Man United, ‘Djajtë e kuq’ u mposhtën në klasiken angleze
Liverpooli ka dhuruar spektakël në Anfield, ku ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultatin turpërues 7-0.
Vendësit dominuan çdo centimetër të fushës, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për të reaguar. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Gakpo, ndërsa në të dytën porta e De Geas do të kthehej në një tabelë qitje.
Me nisjen e pjesës së dytë gjeti golin uruguaiani Nunez, më pas sërish Gakpo. Miqtë në shok të plotë psikologjik nuk mundën të reagojnë, ndërsa pësuan dhe 4 herë të tjera.
Salah me një dy golësh, Nunez që realizoi sërish, teksa kishte vend dhe për Boby Firmino, për të hipotekuar fitoren 7-0.
Kjo ishte hera e katërt në historinë e skuadrës së Manchester United që mposhtet me këtë rezultat. Në vitin 1926 u mposht nga Blackburn, në 1930 nga Aston Villa dhe në dhjetor të 1931 nga Wolverhampton. Me këtë 3 pikësh, Liverpooli ngjitet në vendin e 5-të në tabelë me 42 pikë, ndërkohë djajtë e kuq të tretët me 49 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 10:44 Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar
- 10:44 Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
- 10:37 Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda?
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale