Liverpool perfekt në kampionat, merr fitoren e pestë në po aq ndeshje
Kampionët e Anglisë po kalojnë një formë të jashtëzakonshme ku numërojnë 15 pikë në 5 ndeshje të luajtura në Premier League, duke konfirmuar veten si një kandidaturë e fortë në garën për titull.
Të shtunën ishte radha e derbit me Evertonin aty ku të kuqtë morën 3 pikët e radhës, në një duel që në fraksionin e dytë u bë edhe më I luftuar. Në “Anfield” vendësit gjetën shpejt avantazhin me Gravenberch, ndërsa dyfishoi Ekitike.
NË pjesën e dytë reagoi ekipi mik që ngushtoi diferencën me Gueye, por pa mundur të marrë pikë nga kjo transfertë e vështirë. 2-1 dhe Liverpool merr fitoren e radhës. Manchester United mori fitoren e dytë në kampionat, ndërsa mposhti një kundërshtar të vështirë si Chelsea në një përballje tejet të luftuar ku u dhanë dhe dy kartona të kuq për portierin Sanchez të bluve dhe mesfushorin Casemiro.
Gardiani I bluve u ndëshkua I pari që në minutën e pestë, por djajtë e gjetën avantazhin me Fernandes në minutën e 14’, teksa ishte mesfushori Casemiro ai që dyfishoi Brenda pjesës së parë.
Blutë reaguan me vonesë me Chalobah, e goli I tij vlen vetëm për statistikë, pasi Chelsea humbet kështu për herë të parë në këto 5 javë garë. Sa I përket sfidave të tjera fitore regjistruan dhe Crystal Palace, Leeds e Fulham. Brighton-Tottenham dhe Burnley-Bottingham u mbyllën pa fitues.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit