Liverpool perfekt në nisje, mposht edhe rivalët për titull

1 Shtator 2025 | 09:43

Liverpool mund të konsiderohet që tani pretendenti kryesor për titullin në Angli, me lojë bindëse dhe rezultate, ku në 3 ndeshjet e para numëron vetëm fitore, i vetmi në ligë. Skuadra e udhëhequr nga Arne Slot konfirmoi veten edhe ndaj një rivali direkt siç është Arsenal, skuadër që e mposhti në shifrat 1-0 pas supergolit të Dominic Szoboszlai. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Rastet për shënim ishin të pakta, e u duk se ndeshja do të mbyllej me shifra të bardha. Kjo gjë nuk ndodhi pasi 7 minuta nga fundi, mesfushori hungarez Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke ndalur topin në trekëndëshin e Rayas. 1-0 dhe Liverpool rrëmben fitoren e tretë në po aq javë. Mbrojtja e titullit duket se është në rrugën e duhur, pasi në javën e parë mposhtën Bournemouth, në të dytën Newcastle dhe tani në javën e tretë Arsenalin, skuadra që u paraqitën mirë vitin që lamë pas.

Asnjë skuadër deri më tani në Angli nuk ka bërë kaq mirë, Chelsea renditet i dyti me 7 pikë, ndërsa gjithë ekipet që vijnë më pas kanë regjistruar të paktën një humbje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026