Llabani: Amerikanët kanë zgjedhur qeverinë e re, nuk është as nga PS, as nga PD

29 Tetor 2024 | 22:23

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin Now në Euronews Albania se SHBA e ka vendosur se kush do të drejtojë qeverinë në Shqipëri dhe nuk do jetë as nga PD, as nga PS.

Teksa debatoi me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela, ajo e pyeti të fundit nëse protesta e fundit e opozitës ishte një lloj rebelimi ndaj këtij vendimi.

“Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur disa vizita dhe takime ku SHBA-të duket se e kanë vendosur se kush do të jetë drejtimi në këtë shtet. Mos është kjo protestë e juaja dhe një formë rebelimi për atë se çfarë kanë vendosur SHBA, ka edhe emra konkretë. Amerikanët kanë vendosur drejtuesin e ri të vendit, as PS, as ju, harrojeni.  jeni ju në dijeni që SHBA ka vendosur? Amerikanët ditët e fundit kanë zhvilluar takime konkrete ku flitet se kush do të jetë drejtues i vendit. S’do jetë as nga juve as nga këta”, tha Llabani, duke debatuar me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026