‘Lobimi i sponsorizuar nga Rusia’, Bushati: Nuk shitet Basha për aq para

14 Shtator 2022 | 21:33

Analisti Andi Bushati thotë se nuk ka fakte për të vërtetuar një lobim rus në PD.

Në emisionin Noëw në Euronews Albana Bushati u shpreh se të dyja palët, edhe ata të Berishës edhe ata të Bashës janë duke bërë teatër në një kohë që të gjithë ishin në PD në 2018 kur u publikua kjo çështje.

Bushati tha se i duket e pabesueshme që një parti politike në Shqipëri të shitet për 150 mijë dollarë aq sa rezulton nga artikulli i botuar në revistën amerikane në 2018.

“Logjika thotë se edhe gazeta që e ka hapur këtë çështje edhe zyrtari amerikan flasin për gjysmë milionë dollarë, pra është e njëjta aferë. Revista amerikane në 2018 thotë janë dhënë 650 mijë dollarë në 3 pagesa, një nga të cilat  150 i ka paguar përmes një kompanie guaskë të tjerat janë para të PD, pra nuk ka fare rusë. Pra, e gjithë afera e madhe e fluksit të parave të Putinit për të destabilizuar rajonin për 150 mijë dollarë. Që këtu afera shfryhet dhe e gjitha ka të bëjë me luftën tonë politike”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026