Lojtarët dhanë gjithçka në fushë, thotë Kurti pas humbjes me Greqinë

13 Qershor 2022 | 10:14

Me humbjen nga Greqia me rezultat 2-0 Kombëtarja e Kosovës i ka humbur të gjitha mundësitë që të sigurojë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në katër ndeshjet e zhvilluara morën dy fitore dhe dy humbje nga të cilat kanë mbledhur gjashtë pikë, raporton KosovaPress.

Për humbjen ndaj grekëve ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.

“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutën e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithçka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Ai më pas ka kërkuar që të fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës.

“Le të fillojmë përgatitjet që tani për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, ka shkruar ai në fund.

Dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve Kosova i zhvillon në fund të muajit shtator kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026