Londra regjistron rastin e parë të lisë së majmunit

1 Nëntor 2024 | 10:22

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka konfirmuar rastin e parë variantit të virusit mpox, në Londër.

Bëhet e ditur se personi i prekur nga Lija e majmunit kishte qenë me pushime në Afrikë, ndërsa tani ai po trajtohet në Spitalin Royal Free.

Fillimisht, ai kishte pasur simptoma të ngjashme me gripin dhe më pas skuqje lëkure e cila i ishte përkeqësuar ditëve në vijim.

Më pak se 10 kontakte të drejtpërdrejta po gjurmohen pas regjistrimit të rastit.

Por, profesoresha Susan Hopkins, këshilltare kryesore mjekësore në UKHSA, tha se “rreziku për popullatën e Mbretërisë së Bashkuar mbetet i ulët”.

“Është falë mbikëqyrjes sonë që ne kemi mundur ta zbulojmë këtë virus”, tha Hopkins.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Clade 1b zbulohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç raportohet, të paktën 1000 vdekje nga virusi janë regjistruar në të gjithë Afrikën, gjë që bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shpallte përhapjen në rritje të sëmundjes një emergjencë shëndetësore globale për herë të dytë në dy vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë

Vala e të nxehtit u intensifikua më tej sot në Francë duke vënë në provë qëndrueshmërinë e popullsisë dhe zjarrfikësve, të cilët po luftojnë në shumë fronte, me zjarre që...
20:36 | 08/07/2026

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se nuk pendohet që është përpjekur të krijojë marrëdhënie të ngushta me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pavarësisht thirrjeve...
17:39 | 08/07/2026