Luciano Spalletti debuton me fitore në krye të Juventus, mposhti Cremonese
Aventura e Spalletti me Juventus ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi skuadra e tij mposhti në transfertë Cremonese.
Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje pozitive dhe të luftuar deri në fund, ndërsa dominuan në pjesën më të madhe të lojës. Spalletti e nisi me një 4-3-3 ndaj Cremonese duke mos e ndryshuar formacionin që në ndeshjen e tij të parë.
Kostic ishte lojtari që i dha avantazhin Juventusit në minutën e 2të, teksa në pjesën e dytë ishte Cambiaso që dyfishoi. VEndësit reaguan në minutat e fundit me veteranin britanik Jamie Vardy, por goli vlejti vetëm për statistikë, pasi ndeshja përfundoi 1-2. 3 pikët e para nën epokën Spalletti, që tanimë do të vijojë përgatitjet për ndeshje ne mesjavës në Champions ndaj Sportingut.
Kjo ishte fitorja e pestë për Juventus këtë sezon në kampionat, ku numëron në total 18 pikë. Kampionët në fuqi të Serisë A, Napoli u ndal nga Como në një sfidë që nuk prodhoi asnjë gol. Një paraqitje në tërësi më e mirë e napoletanëve të Conte, por që e patën të pamundur të gjejnë golin. Sfida tjetër e së shtunës, mes Udinese dhe Atalanta u fitua me rezultat minimal nga vendësit, që i shkaktojnë disfatën e parë bergamaskëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë