Lufta kundër kancerit të gjirit, Koçiu: 12.701 mamografi u kryen gjatë Tetorit rozë

2 Nëntor 2024 | 16:40

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përmbyllur nëpërmjet një aktiviteti të veçantë fushatën ndërgjegjësuese “Ia vlen të jetosh” mbajtur përgjatë muajit tetor për parandalimin e kancerit të gjirit.

Në prani të vajzave dhe grave që e kanë fituar betejën me kancerin Koçiu theksoi se parandalimi në kohë është gjëja më e rëndësishme që mund t’i bëjmë vetes pasi të parandalosh është shumë më mirë se sa të kurosh dhe nëse kjo sëmundje kapet herët, është 100% i kurueshëm.

“Nëse do i referohesha statistikave, ne shikojmë që numri i diagnostikimeve nëpërmjet mamografive në një vit shkon rreth 25 mijë mamografi. Ndërkohë që vetëm në tetoret rozë, kryhen afro 12 mijë mamografi. Pra pothuajse gjysma bëhet në tetor dhe e gjithë kjo nga këto organizime dhe nga kjo referencë apo vëmendje që i kemi dhënë tetorit gjë që na bën të ndjehemi mirë që merr vëmendje por nga ana tjetër na bën të ndjehemi keq kur mendojmë që vetëm kur flasim, kujtohemi që duhet të bëjmë kujdes për shëndetin tonë”, tha Koçiu.

Ministrja bëri të ditur lajmin se çdo muaj i vitit do t’i dedikohet një qarku në Shqipëri ku gratë mund të kryejnë mamografi pa referimin e mjekut.

Gjatë fushatës ndërgjegjësuese të tetorit rozë, 12701 vajza dhe gra kanë kryer mamografi pranë spitaleve rajonale dhe në njësitë e lëvizshme të mundësuara nga ISHP në të gjithë vendin.

Gjithashtu, MSHMS ka mundësuar që për herë të parë nëpërmjet e-Albania çdo grua të njoftohet për kryerjen në kohë të mamografive dhe kryerjen e kontrolleve. Një tjetër risi ishte edhe ngritja e një njësie të dedikuar e përbërë nga mjekë radiologë të kualifikuar, e cila do të funksionojë në vijim gjatë të gjithë vitit për leximin dhe dhënien e përgjigjeve në kohë reale të mamografive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026