“Lufta në PD duhet të mbarojë”- Gazetari: Rama e di se bashkimi i opozitës e rrëzon
Gazetari Bledian Koka është shprehur se lufta mes pjesëve të opozitës duhet të përfundojë, në mënyrë që ata të kenë shanse për rikthimin në pushtet.
Komentet Koka i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit mbi pëlqyeshmërinë e liderëve.
Ai tha se pëlqyeshmëria e liderëve shkon paralel me pelqyeshmërinë e partive politike që ata drejtojnë.
Koka shtoi se kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se bashkimi i opozitës do të sjellë rotacionin, prandaj sipas tij, ai është përpjekur që nga viti 2017 që të ndryshojë rregullat e lojës.
“Realiteti ky është, e vërteta e madhe është se pëlqyeshmëria për liderin është edhe pëlqyeshmëria për focën politike. Ky është mesazhi që i shkon opozitës. Ne s’mund t’i themi Edi Ramës pse është i forti.
Demokracia është e bukur sepse është diversive. Problemi është se kjo është një pasqyrë ku opozita do të duhet të shohë veten. Të gjithë liderët do të donin të ishin më të pëlqyer, por aty ka mesazhe shumë të fuqishme që lufta të mbarojë, që bashkimi i opozitës duhet të mbizotërojë.
Unë besoj se për të gjithë ata që thonë Rama është i fuqishëm, unë them jo nuk është i fuqishëm. Prandaj ai që nga 2017 ka bërë përpjekje për të ndryshuar rregullat e lojës. Por është e sigurt që një ditë opozita do të bashkohet dhe ai e di shumë mirë këtë”, tha Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa