Lufta pengon kultivimin e grurit në Ukrainë

23 Mars 2022 | 12:35

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave, e autoritetet vendase paralajmërojnë se mes bombardimeve e kanë të pamundur kultivimin.

Për këtë, bota pritet të përballet me një krizë të mundshme ushqimore. Çmimet çdo ditë janë në rritje dhe miliona njerëz janë në rrezik të vuajnë nga uria.

Lufta në Ukrainë kërcënon furnizimet e të korrave kryesore.

Presidenti Zelenski shtroi pyetjen se “si mund të mbjellë Ukraina nën bombardimet e vazhdueshme ruse?”

Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Roman Leshchenko, u shpjegoi problemin e sigurisë ushqimore anëtarëve të Parlamentit Evropian në Bruksel.

“Kanalet kryesore për dërgimin e të korrave dhe drithërave janë portet tona detare. Aktualisht ato janë pjesërisht ose (plotësisht) të shkatërruara. Vetëm disa orë më parë, porti i grurit Mikolayiv u shkatërrua nga bombat ruse. Ne kishim një pajisje të madhe magazinimi atje, gjithçka u shkatërrua”, u shpreh Roman Leshchenko.

Çmimet e grurit kanë arritur nivele rekord në ditët e fundit, po kështu edhe çmimi i vajit të lulediellit.

Të paktën 50 vende varen nga Rusia dhe Ukraina për 30%, ose më shumë të furnizimit të tyre me grurë.

Vendet e varfra po mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve. Shumë prej tyre ishin në vështirësi financiare, pasi në mes të pandemisë po përballeshin me kriza borxhi.

Konflikti në Ukrainë, pandemia dhe ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një krizë të madhe ushqimore, e pak vende janë të afta të përballen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024