Lufta Ukrainë-Rusi, shkatërrimi i një ure strategjike ndryshon situatën
Kievi vazhdon kundërsulmin e tij në rajonin Kherson pasi forcat ukrainase granatuan një urë strategjike të rëndësishme drejt Moskës.
Qëllimi është të rimarrë zonën dhe ngadalë “po fiton vrull”, thanë burimet ushtarake perëndimore për BBC. Ura që tani është jashtë funksionit është çelësi për një sukses të mundshëm të Ukrainës.
Ura u godit nga raketa me rreze të gjatë veprimi që u dërguan ukrainasve nga SHBA-ja dhe është vendimtare për kalimin e lumit Dnieper në rajonin Kherson. Përveç kësaj, e vetmja mundësi tjetër për të kaluar lumin është diga në hidrocentralin në Kahovka, e cila gjithashtu u godit nga zjarri ukrainas javën e kaluar, sipas AP.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se humbjet ushtarake ruse janë rritur në pothuajse 40 mijë, duke deklaruar se dhjetëra mijëra ushtarë të tjerë janë plagosur, dhe ushtria ruse raportoi për herë të fundit humbjet e saj në mars të këtij viti kur njoftoi se 1,351 ushtarë ishin vrarë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus