Luftë në horizont? Koloneli: NATO mesazh Rusisë “do mbrojmë çdo pëllëmbë territori”
Pedagogu dhe Koloneli Çlirim Toçi zbuloi për “Review” në Euronews Albania se si po vijon stërvitja e NATO-s.
Duke shpjeguar fazat në të cilat do të kalojë kjo stërvitje, Toçi tha se NATO po dërgon një mesazh të qartë ndaj Rusisë se do të mbrojë me çdo kusht territoret e saj.
“Stërvitja ka filluar në fund të janarit dhe do të vazhdojë deri në maj të vitit 2024. Ajo do të ketë një hapësirë nga veriu i Amerikës deri në kufirin lindor të NATO-s me federatën ruse. Stërvitja do të ndahet në dy pjesë, e para është stërvitja në det ku do të përfshihet pjesa veriore e oqeanit Atlantik dhe Arktikun dhe që do të fillojë nga fundi i janarit deri në mes të Marsit.
Pjesa tjetër është stërvitje që do të përfshijë forcat detare, ato ajrore dhe ato tokësore. Një nga detyrat kryesore të NATO-s është mbrojtja kolektive, kjo do të shikojë bashkërendimin forcave dhe do i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë, që NATO do mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj”,-tha koloneli.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)