Lukashenko: Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë që të hyjë në luftë me Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashkohet luftës në Ukrainë. Kështu tha lideri autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, në një intervistë të publikuar më 17 gusht.
“Për të përfshirë Bjellorusinë… çfarë do të përfitonim? Asgjë”, tha Lukashenka, një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit.
Lukashenka po ashtu tha se beson se Rusia veçse ka arritur qëllimet në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke theksuar se të dyja palët duhet të ulen dhe të negociojnë.
Sipas tij, Kievi dhe Moska duhet të jenë të gatshëm të diskutojnë për të gjitha çështjet, përfshirë edhe të ardhmen e gadishullit ukrainas të Krimesë – që Moska e aneksuar paligjshëm më 2014 dhe të gjitha territoret e tjera që Moska pretendon se i ka nën kontroll.
Lukashenka tha po ashtu se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka ndërprerë ato.
Këto kontakte kanë ndodhur disa muaj më parë, përfshirë edhe një diskutim për mundësinë e hyrjes së Bjellorusisë në luftë, në anën e Rusisë, tha Lukashenka.
Bjellorusia ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e saj për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Minsku është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkak të ndihmës që i jep Moskës gjatë pushtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë