Lumi Ishëm del nga shtrati, banori në fshatin Mallkuç: Përmbytje disa herë në vit

11 Dhjetor 2022 | 11:25

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve që kanë vijuar me intensitet të lartë që prej mbrëmjes së djeshme.

Për pasojë, fshati Mallkuç në Krujë është përmbytur. Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla raporton se rrezikohen banesat që ndodhen përreth.

“Unë ndodhem në fshatin Mallkuç, aty ku që prej ditës së djeshme ka një rritje të reshjeve, ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke rrezikuar edhe banesat që ndodhen përreth. Në fakt, është një situatë që nuk ndodh për herë të parë. Prej vitesh, në stinën e dimrit banesat e tyre përmbyten, duke shkaktuar dëme materiale jo vetëm në orenditë shtëpiake, por edhe në bujqësi”, raportoi ndër të tjera Budlla.

Ndërsa, një banor i zonës u shpreh se ka përmbytje disa herë në vit.

“Që pas 1990-ës, jo një herë në vit, jo dy herë në vit, jo tre herë në vit, mbi dhjetëra herë në vit, situata përkeqësohet. Mjerë ne në Shqipëri që na ka zënë, nuk punohet, nuk thellohen kanalet, nuk pastrohen. Edhe po u pastruan, vjen esavatori, më parë shkon se sa vjen. Nuk është hera e parë. Të gjitha fushat, nuk disponohet asgjë, na ruajtë Zoti. Që nga mbrëmë, niveli i ujit ka ardhur duke u rritur dhe do të rritet”, theksoi banori.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026