Lushnja në vështirësi financiare, largohet trajneri Ditmar Bicaj

22 Dhjetor 2025 | 15:01

Janë ndarë rrugët mes trajnerit Ditmar Bicaj dhe ekipit të Lushnjes. Gjithçka ka ndodhur pas situatave të fundit në klub, ku rezultatet kanë munguar dhe ekipi ka vuajtur nga oshilacione të njëpasnjëshme.

Trajneri Bicaj sot ka pasur një takim rreth 30 minuta me kryebashkiaken Eriselda Sefa në Bashki, ku të dyja palët kanë parashtruar problematikat përkatëse. Trajneri ka kërkuar me ngulm ndërhyrje dhe afrime të reja, në mënyrë që ekipi të ndryshojë fizionominë e brishtë të lojës.

Ndërkohë, nga ana tjetër, bashkia insiston të ketë futbollistë me pagesa sa më të ulëta, me qëllim minimizimin e shpenzimeve.

Kriza e krijuar ka ndikuar në lojë dhe në klasifikim. Lojtarët kanë tre muaj që nuk paguhen dhe, madje, ushqehen vetëm me një vakt në ditë, ndërsa nuk grumbullohen para ndeshjeve që zhvillohen në Lushnje.

Në mes të gjithë këtij konfuzioni, ideja e shitjes së klubit në ankand te privati u mendua si shpëtim, por edhe kjo lëvizje nuk ka pasur rezultat, pasi nuk është gjetur interes konkret.

Duke mos pasur zgjidhje, Bicaj ka kërkuar të mos vazhdojë projektin, ndërkohë që kryetarja Eriselda Sefa e ka falënderuar ish-trajnerin e Burrelit për kontributin e deritanishëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026