Lviv, aty ku armiku luftohet me parulla patriotike
Lvivi, në perëndim të Ukrainës, nuk është prekur ende nga luftimet dhe patriotizmi dhe rezistenca ndaj pushtuesve organizohet me anë të mesazheve të fuqishme.
Një biznes printimi i ka vënë makineritë e tij në shërbim të vendit, duke printuar banera dhe postera me parulla patriotike për Ukrainën.
“Këto janë parulla patriotike që motivojnë popullin dhe ushtarët tanë. Ne e bëjmë këtë për patriotizëm dhe shpirt luftarak. E bëjmë për njerëzit. Këtu shkruhet që kjo është toka jonë dhe ne nuk do të lëshojmë asnjë copë të saj. Krimea, Donbasi dhe Luhansku janë pjesë e Ukrainës dhe ne s’i lëshojmë”, u shpreh Volodymyr Kotovitch, pronar dyqani printerësh.
Parulla dhe simbole mund të gjenden në dyqanet e qytetit, ku ka edhe suvenire si për ata që largohen dhe që duan të kenë diçka me vete, ashtu edhe për ata që zgjedhin të qëndrojnë.
“Propagandë apo jo, rusët erdhën në tokën tonë dhe ne duhet të mbrohemi. Nëna ime më thotë të largohemi nga Ukraina sa herë që bien bombat, sepse nuk kemi më shtëpi. Po ku të shkojmë?”, tha Yarmola Mikhaïlina, shitëse.
Në rrugët e Lvivit, banerat shkëlqejnë edhe në ndërtesat publike, bashkë me artistët e rrugës ose ata të posterave, që i kanë dhënë jetë një arti kundër pushtimit.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë