lviv goditet me raketa, bombardimet vijojnë edhe në Kiev
Disa shpërthime tronditën qytetin e Lviv të shtunën. Sirenat e sulmit ajror u përhapën gjerësisht dhe njerëzve iu tha të shkonin në pikat e strehimit.
Raketat ruse goditën një depo karburanti, duke plagosur pesë persona.
Shtëllungat e tymit të dendur mund të shiheshin në qendër të qytetit.
Guvernatori shkroi në një postim se kishte vizituar vendndodhjen e bombardimeve dhe se situata ishte “nën kontroll”.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski vlerësoi ushtaraket e Gardës Kombëtare të Ukrainës, të cilët treguan “guxim dhe përkushtim” kundër agresionit rus.
“Cili është çmimi i kësaj sigurie? Kjo është shumë specifike. Këto janë aeroplanë për Ukrainën. Këto janë tanke për shtetin tonë. Kjo është mbrojtja raketore. Kjo është një armë kundër anijeve. Kjo është ajo që kanë partnerët tanë… kjo është e gjitha për lirinë jo vetëm për Ukrainën, por për lirinë në Evropë”, u shpreh Zelenski
Bombardimet në periferi të Kievit shkatërruan 5 shtëpi dhe plagosën të paktën 5 persona, përfshirë një fëmijë.
Banorët vendas dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre 5 km në perëndim të Kievit duke marrë sendet personale nga frika e një bombardimi tjetër.
Ministria ruse e Mbrojtjes shpërndau pamjet e një sulmi ajror me një sistem raketor ukrainas Buk të kryer nga një raketë Iskander. Një video tjetër e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes dyshohet se tregon një pikë komanduese ukrainase të shkatërruar e të kapur nga trupat ruse.
Banorët e Slavutych dolën në rrugë, duke mbajtur një flamur të madh ukrainas dhe duke u nisur drejt spitalit, ndërsa Kievi njofton se trupat ruse kanë hyrë në qytet. Rreth 25 000 njerëz jetojnë në qytetin 160 kilometra në veri të kryeqytetit, i ndërtuar pas aksidentit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)