“Ma bllokuan në Greqi”- Mori makinë me qera dhe nuk e ktheu, arrestohet i riu

9 Gusht 2024 | 11:00

Shtetasi Shkëlzen Bajraktari, 24-vjeç, u arrestua këtë tëë premte pasi mashtroi për kthimin e një automjeti që e kishte marrë me qira.

24-vjeçari nuk e ktheu automjetin  në bazë të kontrantës, por justifikohej se makina i ishte bllokuar nga autoritetet greke kur kishte kaluar kufirin.

Policia bën me dije se po punon për gjetjen e automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga shtetasi S. L. se shtetasi Sh. B. nuk i kishte khyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, arrestuan në flagrancë shtetasin: Sh. B., 24 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Mashtrimi”. Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026