Macron: Shqipëria e ankoruar në Europë, shënuat rrugën e pakthyeshme drejt BE

17 Tetor 2023 | 11:23

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama të mbajtur këtë të martë në Tiranë, se Shqipëria tashmë është e ankoruar në Europë.

Ai tha gjithashtu se prezenca e tij në Tiranë shënon një moment historik për Europën e cila në vitet e fundit po përjeton një erë të re të ribashkimit. Macron shtoi gjithashtu se me mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit ditën e djeshme, Shqipëria tashmë ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Europian.

“Axhenda dypalëshe po shndërrohet dhe vullneti jonë është që të përgatisim në javët e ardhshme një marrëveshje mes dy qeverive që do ta strukturojë këtë marrëdhënie dhe që do ta çojë atë më larg. Gjithashtu gëzohem për atë që kemi ndërtuar këto vite bashkë kundër luftës së kriminalitetit dhe trafikut.

Dua t’ju falënderoj që keni qenë mjaftueshëm efikas në këtë fushë gjë që na ka bërë të mundur të nënshkruajmë një marrëveshje në 2018 por edhe ta vëmë atë në zbatim dhe ta bëjmë si një shembull që  është imituar nga shtetet të tjera europianë. Ne do vazhdojmë të ecim përpara me këtë dinamikë, sepse unë jam i bindur se v endi juaj është i ankoruar në Europë.

Përtej axhendës dypalëshe, jam këtu sot që të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa jonë, ajo në këto vite të fundit po jeton në një erë të re të ribashkimit të kontinentit tonë. Ju shënuat një hap të rëndësishëm me konferencën e parë ndërqeveritare, e cila shënoi rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”,-tha Macron.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026