Macron në Tiranë: Vizita ime në Shqipëri korrigjon historinë
Presidenti francez Emmanuel Macron që ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë, ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ai theksoi se është i lumtur që ndodhet në vendin tonë duke shtuar se vizita e tij është korrigjim i historisë duke qenë se asnjë president francez nuk ka qenë më parë në vendin tonë.
Mes tjerash ai nënvizoi se Franca do të angazhohet në ecurinë e Shqipërisë por jo vetëm.
“Jam i lumtur që jam këtu, në një moment kaq të vështirë për Europën tonë, që i është nënshtruar rikthimit të luftës në territorin e saj me atë që po përjeton Ukraina, me rikthimin e terrorizmit në vendin tonë. Brukseli u sulmua mbrëmë dhe dy shtetas suedezë u prekën nga ky sulm terrorist. Tani po mendoj për ta. Të jem në krahun e tuaj sot do të thotë që të shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tonë dhe në rajon. Ishte një gabim i thellë që prej vitit 1912 asnjë president francez nuk ka ardhur në vendin tuaj. Ishte momenti për ta bërë. Kjo vizitë zyrtare ishte një rregullim i gabimit”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama konferencë me Macron: I lumtur! Forcojmë marrëdhënien Shqipëri-Francë
- Rama konferencë me Macron: Shqipëria do mishërojë Europën në Ballkan
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë