Rama konferencë me Macron: Shqipëria do mishërojë Europën në Ballkan
Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron se Shqipëria do mishërojë Europën në Ballkan.
Ai tha se Shqipëria duhet të jetë referenca europiane e komunitetit ballkanik, pasi synimi ivendit tonë sipas tij nuk është që ne të ikim, por që Europa të vijë te ne, duke bërë të mundur që qytetarët e Shqipërisë të kenë një jetë më të mirë.
“Sot e kemi Francën këtu përmes disa flamujve. Ajo është e pranishme në Shqipëri me 110 kompani me kapital të përbashkët. 110 kompani janë shumë pak, janë sa një këmbë e Mbappe-së nga pikëpamja ekonomike. Por krahasuar me disa vite më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe-së, tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappesë.
Dua ta mbyll këtë hyrje duke përsëritur edhe një herë se jam shumë i lumtur sot dhe jam shumë krenar për Shqipërinë që arriti të ishte gati të mirëpriste Francën. Se Francën e mirëpret vetëm kur i pari i vendit troket në derë. Kjo është specifika e Francës, që presidenti i saj të vij në Shqipëri nuk është diçka e lehtë.
Prandaj unë jam shumë i lumtur! Ne do të përpiqemi që të mos jemi një nga 6 pjesët e Ballkanit që është europiane kur flet me Europën e bëhet ballkanike kur flet me pesë pjesët e tjera. Ne duam të jemi këtu në Ballkan referenca Europiane e këtij komuniteti ballkanik dhe do vazhdojmë të investojmë për të mishëruar Europën, sepse proceset kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten. Ky proces nuk është që ne të ikim nga këtu, por që Europa të vijë këtu”,-tha Rama
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar