Rama konferencë me Macron: I lumtur! Forcojmë marrëdhënien Shqipëri-Francë

17 Tetor 2023 | 10:57

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidentin francës Emmanuel Macron që ndodhet prej mbrëmjes së djeshme ne vendin tonë.

Në fjalën e tij, numri një i qeverisë theksoi se është i lumtur që ka në krah Macron duke theksuar faktin se vizita e tij është sinjal për forcimin e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Francës.

Rama theksoi se është  shpresë plotë që Macron do të udhëheqë një proces riangazhimi të BE në funksion të ribashkimit të Europës.

“Jam shumë i lumtur që pas një pritje të paktën shekullore, në Shqipëri vjen shefi i shtetit francez.  Kjo vizitë është shumë më tepër sesa një vizitë formale, është një vizitë miqësore dhe një vizitë angazhimi për të thelluar më tej marrëdhënien mes Francës dhe Shqipërisë që po të shikojmë të gjitha të dhënat konkrete kanën njohur një zhvillim të papritur dhe të shumëpritur në vitet e fundit, si rezultat i angazhimit të Francës në rajon.

Një marrëdhënie e cila duhet të kalojë procesin tradicional të Integrimit Europian dhe duhet të jemi të në gjendje që në çdo hap t’u japë vendeve të BP mundësinë e Bashkimit me Europën pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, që në konceptimin tim duhet të vazhdojë në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për ankth dhe pasiguri në raport me të ardhmen europiane. Në kushtet kur autokracitë po marrin gjithmonë e më shumë një avantazh më demokracitë si rezultat i mundësisë për të marrë vendimmarrje strategjike dhe për t’i marrë ato shpejtë.

Jam shumë i lumtur që në fjalën e mbrëmshme, presidenti e tha qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimine e Europës. Jam shpresë plotë që Macron do të udhëheqë një proces riangazhimi të BE në funksion të ribashkimit të Europës për të ndërtuar dy binarë të një treni ku në një anë çdo vend të bëjë detyrat e shtëpisë dhe nga ana tjetër marrëdhëniet e BE dhe çdo vendi dhe marrëdhënie shumë të thella me impakt të drejtpërdrejt në ekonominë tona dhe në shoqërinë tona”-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026