Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Franca krah jush në rrugën drejt BE-së
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin për fitoren dhe rezultatin e thellë në zgjedhjet e 11 majit.
Macron u shpreh se ky rezultat është një hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Shqipërinë të ndjekë axhendën ambicioze për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Ju uroj për rizgjedhjen dhe mbështetjen që morët, sepse është ky rezultat që do të na mundësojë të ndjekim axhendën shumë ambicioze për integrimin tuaj në BE. Vendi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm. Dua të shpreh bindjen time për ribashkimin e kontinentit Europian, për t’i bërë bashkë ballë sfidave.
Macron premtoi se do të jetë krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian, duke thënë se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një realitet dhe se Franca do të jetë krah nesh për të siguruar që axhenda të realizohet në kohën e caktuar.
“Shqipëria ka bërë përparime të mëdha. Rruga e Shqipërisë është e qartë drejt BE-së. Franca do të jetë krah jush në këto reforma, që meritat tuaja të njihen dhe axhenda të mbahet. Ju do të mbanit axhendat tuaja dhe ne do të mbajmë tonën. 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet,” tha Macron.
Macron uron Ramën nga Tirana për zgjedhjet: Urime për fitoren tuaj pic.twitter.com/ac1OwdKvaM
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025
Macron i premton Ramës live mbështetje për integrimin e Shqipërisë! pic.twitter.com/HA0oN2EnJf
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit