Magjia e Champions League, luhen 9 duele interesante

2 Tetor 2024 | 17:10

9 duele të tjera që premtojnë futboll të bukur luhen këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve, aty ku më të mirët e Evropës synojnë të marrin pikët e radhës në rrugën drejt trofeut. Nga Bayerni, Reali dhe Liverpooli te Sturm Graz e Club Brugge, të gjithë dëshirojnë rezultate pozitive në këtë pikë të garës. Pas fitores së thellë ndaj Dinamo Zagreb, Bayerni dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Aston Villas, por këtë herë kundërshtari është më cilësor, për më tepër ka marrë 3 pikë në duelin e parë.

Lille është kundërshtari i radhës për Carlo Ancelottin dhe Realin e tij, një përballje që pritet t’i hapë jo pak probleme italianit. Edhe pse u mposhtën nga Sporting dy javë më parë, francezët nuk duhen nënvlerësuar në përballjet në shtëpi. Liverpooli bëhet gati për festë në Anfield, ku përballë ka Bolognan, debutuesen e Ligës së Kampionëve. Fitorja është detyrim për Arne Slot dhe të kuqtë, që cilësohen si favoritë të padiskutueshëm.

Për Juventusin, gjërat nuk janë aq të thjeshta, edhe pse bardhezinjtë ndihen të sigurt pas triumfit në ndeshjen e parë. Këtë herë udhëtojnë drejt Leipzig, një skuadër që, edhe pse rezultatet nuk i ka shumë pozitive, në fushë gjithçka e bën të vështirë. Benfica-Atletico Madrid dhe Dinamo Zagreb-Monaco po ashtu janë ndeshje interesante në mbrëmje, pa harruar Sturm Graz-Club Brugge. Në orën 18:45, është radha e Gironës, e cila nuk pati fat dy javë më parë, që do të ndeshet me Feyenoord, ndërsa Shakhtari do të luajë përballë Atalantës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026