Magnussen largohet nga Haas në fund të sezonit

18 Korrik 2024 | 19:26

Kevin Magnussen nuk do të rinovojë kontratën që e mban te Haas deri në fund të këtij kampionati. Danezi është në sezonin e 7’të tek Haas në dy periudha (2017-2020 dhe 2022-2024).

Në këtë moment ai ka 5 pikë ndaj 22 të Nico Hulkenberg. Ish piloti i McLaren dhe Renault është renditur në vendin e 9’te me Haas në vitin 2018 kur përfundoi në zonën e pikëve në 11 nga 21 garat e sezonit, ndërsa skuadra amerikane u rendit në vendin e 5’të në kampionatin e konstruktorëve.

Pak javë pas zyrtarizimit nga Haas të kontratës me Ollie Bearman që do të debutojë në vitin 2025 dhe pak ditë përpara “Hungarian Grand Prix” në Budapest, skuadra lajmëroi mbylljen e partneritetit me Kevin Magnussen. Ndërkohë pa humbur kohë amerikanët kanë një kandidat favorit me Esteban Ocon por ende nuk e përmendin emrin e tij.

Magnussen është piloti që ka numrin më të madh të garave për Haas dhe Komatsu shpreson që palët të rigjejnë njëra-tjetrën sërish në të ardhmen. Mirëpo deri atëherë, drejtuesi japonez dhe piloti danez kanë ende një sezon për të mbyllur për të cilin premtojnë të bëjnë më të mirën.

Haas planifikon që në të ardhmen, Magnussen të marrë drejtimin e Departamentit të zhvillimit të pilotëve në skuadër. Nëse kjo ndodh, do të thotë që ai nuk do të garojë më në Formula 1 – por mund ta bëjë këtë në seri të tjera të motorsportit. Vetë danezi falenderoi Gene Haas për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj kohe ku kanë krijuar kujtime të pashtershme sëbashku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024