Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, plagosen 2 persona

13 Dhjetor 2025 | 09:14

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së premte në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit. Policia bën me dije se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjetit. Ata janë dërguar në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore.

“Pogradec/Informacion paraprak. Më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, ku është përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. Z., dhe shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht, pasagjer në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026