Makina përplaset me shtyllën në Shëngjin, ndërron jetë 30-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”.
Një 30-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe pasagjeri tjetër në mjet, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.
Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid