“Makina ra nga 200 metra lartësi”- Si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

2 Prill 2024 | 09:37

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë me 8 viktima që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet.

Korrenspodenti i Euronews Albania Blerim Kore solli pamjet e rënda nga vendngjarja, ku makina me 7 klandestinë nga vendet e treta dhe shoferi shqiptar përfunduan 200 metra në rrëpirë, poshtë rrugës nacionale.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Kore tha se mjeti i ka marrë emigrantët e jashtëligjshëm në zonën e Çarçovës, ku kishin hyrë përmes kufirit të gjerbër nga Greqia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për nxjerrjen e dy trupave që ndodhen ende në makinë.

“Në sfond duket mnakina e shkatërruar plotësisht. Ekspertët hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 duke u gdhirë dita e martë. Në makinë kanë qenë 8 persona, bashkë me shoferin. Makina ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kuqar, afër Këlcyrës. Automjeti i ka marrë personat pasi ata kanë hyrë në Shqipëri nga kufiri i gjelbër në zonën e Çarçovës. Grupi i klandestinëve nga vendet e treta ka ardhur nga Greqia, ku ka hyrë në Shqipëri pasi kaluan malin në zonën e Çarçovës. Pasi kaluan kufirin me këmbë kanë dalë në rrugën kryesore ku kanë hipur në automjetin që u aksidentua. Për të shmangur kontroolet e policisë mjeti ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara. Grupet po punojnë për nxjerjen e 2 trupave që janë ende në makinë. Bëhet fjalë për një distancë 150 deri në 200 metra nga rruga, siç e shihni mjeti ka rënë dalë nga rruga dhe ka përfunduar në rrëpirë, anës Vjosës”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026