Makinën e largoi një djalë, misteri i vrasjes në Durrës: Kush e ndihmoi 19-vjeçaren
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta, ekzekutoi me armë zjari të atin Pëllumb Meta dhe e groposi në kasollen pranë banesës.
Sipas dëshmisë së vajzës në polici, ajo e kreu krimin e rëndë për shkak se babai ishte shumë autoritar dhe donte ta fejonte jashtë dëshirës së saj.
Vajza tha se ajo dëshironte të vazhdonte studimet e larta, ku ndodhej në vitin e parë për menaxhim biznes dhe jo të martohej.
Fqinjët e 50-vjeçarit të ndjerë deklarojnë se ai ishte një person shumë fanatik që dhe vajzën e parë e kishte martuar me mblesëri në Laç.
Sipas fqinjëve, 50-vjeçari kishte shumë vite që jetonte në Shën Vlash, por ai ndiqte traditat e zonës ku ishte rritur, atë të Krujës, ku vajzat e familjes nuk duhet të martohen me dashuri, por me mblesëri.
Duke u nisur dhe nga përmasat fizike të vajzës, hetuesit kanë dyshime se ajo nuk mund ta ketë kryer e vetme krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për gjetjen e armës së krimit.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar rolin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar, përfshirë nënën dhe 2 vëllezërit e 19-vjeçares.
50-vjeçari u deklarua i zhdukur nga familjarët 10 ditë më parë, ndërkohë që makina e tij u gjet e braktisur në Parkun Rinia në Durrës. Hetuesit po punojnë për të gjetur personin që ka bërë transportimin e makinës në atë zonë, ku sipas deklarimeve të vajzës ka qenë vetë ajo.
Por burime bëjnë me dije se nga të dhënat e deritanishme mësohet se personi që ka lëvizur makinën është mashkull.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh