Mali i Zi drejt zgjedhjeve të parakohshme, të dielën zgjidhet presidenti

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të diel në 19 mars në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë mes tyre edhe presidenti aktual Milo Gjukanoviç.

Në një komunikim me mediat Gjukanoviç tregoi arsyet pse zgjodhi të kandidojë sërish.

“Kandidatura ime për president është shprehje e përgjegjësisë ndaj Malit të Zi, shprehje e shqetësimit për rrezikimin e arritjeve të zhvillimit të Malit të Zi modern, i cili është në probleme të mëdha. Në më pak se tre vjet, Mali i Zi ka bërë një rrugë të pabesueshme, nga një vend që u përshkrua si një oazë e demokracisë multietnike dhe një spirancë e stabilitetit në Ballkan, nga një vend që ishte lider në procesin e negociatave me BE-në, e deri te Mali i Zi që sot cilësohet si plagë kanceri e Ballkanit dhe e Europës. Kësaj agonie duhet t’i jepet fund sa më parë dhe kjo është e mundur në zgjedhje. Është koha për njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm”, tha Gjukanoviç.

- Advertisement -

Miodrag Lekiç i ka njoftuar liderët e mazhorancës se ende nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pasi i mungojnë tre vota. Po nga ana tjetër Dritan Abazoviç po tenton sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë edhe FD dhe Demokratët, por për këtë nuk ka përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave janë kundër.

Mali i Zi mund të shkojë shpejt edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit nëse presidenti i Malit të Zi dhe Partia Demokratike e Socialistëve Milo Gjukanoviç vendos të shpërndajë Kuvendin.

Sipas mediave malazeze, një pjesë e ekipit ligjor të Gjukanoviçit ka propozuar që të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje nëse nuk formohet qeveria e re deri të enjten.

Edhe kandidatja e Partisë Socialdemokrate (SDP) për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviç Stankoviç, tha se pret që presidenti aktual i vendit, Millo Gjukanoviç të enjten të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç kanë rënë dakord për një aleancë që parasheh pjesëmarrje të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme.

Lëvizja Qytetare URA, në zgjedhjet presidenciale do të mbështesë kandidaturën e liderit demokrat Alekse Beçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:













LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Samiti i Berlinit/Rekomandimet e shoqërisë civile për zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Për klimën dhe ndikimin e saj në jetën e secilit prej nesh flitet shumë, e gjithmonë e më shumë do flitet në vitet në...

Të blini një pronë apo të prisni për ulje çmimesh? Këshillon agjenti

Agjenti imobiliar, Aleks Gjergji tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se pavarësisht numrit të lartë të ndërtimeve, çmimet nuk do të...

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet’, Kreshnik Spahiu sulmon Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional. Sipas tij, në asnjë vend...





TË FUNDIT

Samiti i Berlinit/Rekomandimet e shoqërisë civile për zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Për klimën dhe ndikimin e saj në jetën e secilit prej nesh flitet shumë, e gjithmonë e më shumë do flitet në vitet në...

Të blini një pronë apo të prisni për ulje çmimesh? Këshillon agjenti

Agjenti imobiliar, Aleks Gjergji tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se pavarësisht numrit të lartë të ndërtimeve, çmimet nuk do të...

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet’, Kreshnik Spahiu sulmon Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional. Sipas tij, në asnjë vend...

Kërcënime me jetë, reagon komuniteti i prokurorëve: Nuk lëkundemi

Komuniteti i prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar sa i takon kërcënimit me jetë që i është bërë tre kolegëve të tyre. Ata kanë shprehur solidaritetin...

10 vjet nga tragjedia ne Lampedusa, 368 emigrantë humbën jetën

Në Lampedusa u përkujtua 10-vjetori i fundosjes së një anije emigrantësh që mori 368 jetë njerëzish. Qindra u mblodhën në ishullin italian, për nder...






 








Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×