Manastirliu: Brenda javës përfundon vaksinimi i stafit mjekësor
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me mjekë të spitalit COVID-1, ku u shpreh se ndërkohë që bëhet një vit nga lufta me COVID-19, këtë javë përfundon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Ndërsa në total, ministrja tha se deri tani janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet të mbërrijnë doza të tjera ngaPfizer.
“Më shumë se 20 mijë vaksinime janë kryer deri tani, presim të hënën të vijnë dozat e tjera të kontratës së Pfizer, për të vijuar vaksinimet e të gjithë personelit dhe të moshuarve që tashmë i kemi kryer me dozën e parë. Presim nga COVAX të vijnë dozat e vaksinës AstraZeneca dhe do të njoftohemi besoj në një moment të shpejtë për datën e mbërritjes së 14,400 vaksinave nga instrumenti COVAX”, tha Manastirliu.
Duke folur për bilancin 1-vjeçar të pandemisë, ministrja e Shëndetësisë tha se janë shpëtuar mira jetë por nga ana tjetër janë 1956 jetë të humbura ndërsa vlerësoi sakrificat e mjekëve.
“Kemi ende shumë për të bërë, por fakti që sot kemi më shumë kapacitete të shtuara në terapitë intensive, më shumë kapacitete respiratore, kemi rreth 507 respiratorë, pajisje jetëshpëtuese, pra kemi një flotë të aparaturave, e cila krijon komoditetin mbi të gjitha për ju, për të ofruar shërbim dhe kujdes shëndetësor cilësor, është një hap më shumë drejt epërsisë ndaj virusit, sepse padyshim fitorja kërkon akoma më shumë punë, akoma më shumë sakrificë dhe mbi të gjitha kërkon bashkëpunimin e qytetarëve”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë mbështetja për bluzat e bardha në vijën e parë të betejës me bonusin special prej 1 mijë euro mbi pagën për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafet mbështetëse, nga ku kanë përfituar mbi 4 mijë personel shëndetësor. Manastirliu e konsideroi dritë në fund të tunelit vijimin e procesit të vaksinimit dhe lajmëroi se do të vijojë furnizimi me dozat e radhës sipas kontratës me kompaninë Pfizer.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 113,580 raste pozitive, 1956 humbje jete, ndërsa 75,887 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Aktualisht në vendin tonë janë 35,737 raste aktive me COVID-19.
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë