Manastirliu: Një Tiranë moderne dhe europiane, në qendër të kontratës me qytetarët

8 Tetor 2025 | 09:43

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit, me një fokus të veçantë në garën për Bashkinë e Tiranës.

Kandidatja e PS për kryetare bashkie, Ogerta Manastirliu, dhe drejtuesja politike e fushatës për Tiranën, Belinda Balluku, kanë zhvilluar takime intensive me shtabet drejtuese të njësive administrative të kryeqytetit, me qëllim rienergjizimin e strukturave dhe ndërtimin e një fushate të mirëorganizuar e mbi baza të forta bashkëpunimi.

Gjatë takimeve, u theksua rëndësia strategjike e Tiranës në zhvillimin kombëtar dhe roli kyç që ka fitorja e saj për realizimin e vizionit Tirana2030, si pjesë e projektit më të gjerë të Partisë Socialiste për një Shqipëri europiane deri në vitin 2030.

“Fushata jonë është një kontratë e re besimi me qytetarët tanë, për një Tiranë më moderne, më solidare dhe më europiane. Tirana2030 është pjesë e pandarë e vizionit për Shqipërinë2030″, Ogerta Manastirliu.

Nga ana e saj, drejtuesja politike e fushatës për Tiranën, Belinda Balluku, theksoi rëndësinë e angazhimit të plotë të strukturave të PS në çdo njësi administrative dhe të organizimit të terrenit.

“Ky proces do të garantojë një fushatë të organizuar, gjithëpërfshirëse dhe fituese”. tha Balluku.

Përmes këtij angazhimi të hershëm dhe të koordinuar, Partia Socialiste synon jo vetëm të fitojë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por edhe të çojë përpara transformimin urban dhe social të kryeqytetit në përputhje me aspiratat europiane të qytetarëve dhe objektivat e planifikuara deri në vitin 2030.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026