Mandati i Xhaçkës të enjten në Kuvend, Bardhi: Pse mazhoranca s’mori sot vendim
Ditë e enjte Parlamenti do të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese apo jo.
Mësohet se PS dhe PD do të shkojnë me dy raporte në seancën plenare.
Ndërkohë kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, në një dalje për mediat u shpreh se deputetët e PS nuk morën ditën e sotme asnjë vendim pasi po presin një urdhër nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Mes tjerash, ai theksoi se Rama po i bën mbrojtje Olta Xhaçkës duke theksuar se qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor.
“Kushtetuta thotë që kur një 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ngrenë një mocion sa i takon papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit është i detyruar që ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese. Këtë ka thënë GJK dhe në vendimin për mandatin e Xhaçkës. Qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor.
Jam sot në këtë komunikim për të sqaruar opinionin publik mbi strategjinë që kanë deputetët e mazhorancës në këtë çështje dhe së dyti për të denoncuar mbrojtjen politike që Rama po i bën Xhaçkës. Nuk morën dot asnjë vendim. Ata nuk morën ende sinjalin. I vetmi që mund të urdhëroj se si ata votojnë është Edi Rama”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë