Manja: Personi ‘A’ në dosjen McGonigal mik i opozitës, do dalin lidhjet

2 Mars 2023 | 14:15

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka thënë se personi “A” në dosjen e McGonigal është mik i opozitës.

Ai tha se nëse McGonigal do të ishte paguar nga personi ‘A’ ky i fundit do të ishte në burg dhe jo duke ngrënë dreka e darka me opozitë, mbështetësit e Sali Berishës.

Ndër të tjera ai tha se lidhjet e personit “A” me opozitën do të dalin shumë shpejt.

“Nëse McGonigal do të ishte paguar nga personi A që është një mik i njohur botërisht i këtij krahut këtej, personi A do të ishte në burg dhe nuk do të ishte bërë foto në mes të Tiranës me Artan Hoxhën dhe as nuk do të festonte vitin e ri duke e ngrënë dreka e darka me eksponentë të rëndësishëm të revolucionit, madje krahu n më të fuqishëm të revolucionit, në lokalet më luksoze të Tiranës , por duroni se do i dalin pak më vonë kur të përfundojë procesi në  Amerikë. Do të dalin dhe lidhjet e juaja me personin A”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026