Manjani: Meta do arrestohej, por ja kush e ktheu vendimin e bujshëm
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se me drejtësinë Ilir Meta mund të ketë një llogari personale.
Manjani tregoi se ka pasur një tentativë për ta arrestuar Ilir Metën lidhur me çështjen CEZ-DIA por gjykata nuk ra dakord se vepra penale ishte e parashkruar.
“Ka qenë përhapur gjerësisht që ka pasur një tentativë për arrest, por gjykata nuk ka rënë dakord se ishte e parashkruar. Kjo tezë është diskutuar gjerësisht, në moment që ishte parashkruar kjo vepër penale ky u ringjall, është dosja e CEZ-DIA”, tha Manjani.
Sipas tij, me vajtjen në Presidencë Meta e shkatërroi LSI, partinë që e krijoi nga hiçi dhe e ktheu në faktor politik.
“Vajtja në presidencë e Metës ishte fundi i LSI, e kam pasur bindje këtë gjë, se ajo parti ishte produkti më i madh politik i Ilir Metës, dhe ai e shkatërroi. Ishte vendim i tij, s’ia ka marrë as Monika as Brahimllari”, u shpreh Manjani.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë