Manjani: Nuk ka hetim pasuror ndaj Veliajt por ndaj…

9 Dhjetor 2024 | 21:51

Juristi Ylli Manjani e cilësoi të gabuat kontrollin e ushtruar nga agjentë të BKH në banesën e kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa në një kohë që nuk ka një vendim gjykate.

Sipas Manjanit nuk ka një hetim pasuror ndaj Erion Veliaj por ndaj vëllait të tij.

“Unë besoj se Veliaj është pjesë e një sistemi shumë abuziv me të drejtat e liritë themelore të shqiptarëve, t’i hysh tjetrin me një batalion me policë në shtëpi për ta nxjerrë nga shtëpi, abuzive është. Ka kontribuar me sjelljen e tij në këtë shtet abuziv por unë nuk mendoj se një abuzim duhet luftuar në mënyrë abuzive. Është gënjeshtër e madhe që është urdhëruar kontrolli i Veliajt, është urdhëruar kontrolli i pasurive të vëllait të Erion Veliajt. Në çfarë ligji mbështetet kjo? Nuk ka një hetim pasuror ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, flas me letrat e vulosura. Është urdhëruar jo kontrolli i banesës së Veliajt, por kontrolli personal i zonjës Ajola Xoxe. Nuk është urdhëruar marrja e celularit nga gjykata, si kanë shkuar? Nuk ka qenë vendim gjykate, ka qenë 2 gisht letër, është shkurtim vendimi. Ku ka shkurtim vendimi te jeta private, do japësh arsye pse i shkon tjetri në shtëpi”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026