Manjani: PS dhe PD po negociojnë në fshehtësi për ndryshime në Kushtetutë
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani deklaroi se ka marrë vesh se përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike janë duke zhvilluar negociata për ndryshime në Kushtetutë. Sipas tij, bëhet fjalë konkretisht për Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin ndërsa ngriti shqetësimin për mungesën e transparencës në një çështje kaq të rëndësishme.
Manjani u shpreh se një proces i tillë nuk mund të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.
“Mora vesh për një debat, në një portal, që Oerd Bylykbashi me Damian Gjiknurin po negociojnë për të ndryshuar Kushtetutën e vendit, por nuk mund të jetë kjo thjesht pjesë e një negociate të fshehtë sepse po preket ligji i shtetit”, tha ai.
Ai theksoi se çdo diskutim për Kushtetutën kërkon përfshirje më të gjerë ndërsa kritikoi mungesën e një debati serioz
“Në qoftë se kjo temë hapet, unë kam edhe nja shtatë tema të tjera për të kontribuar, sepse po prekim Kushtetutën e vendit dhe patjetër që kërkon vëmendje publike”, tha Manjani.
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 07:15 Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë