Manjani: SHBA po negocion me Putin, këtu nuk ulen me Berishën se është “non grata”

14 Dhjetor 2023 | 21:36

Ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se në Shqipëri ka mungesë serioze të dialogut politik.

Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se SHBA-të po negociojnë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të liruar disa të burgosur, ndërsa në Shqipëri nuk negociojnë maxhoranca me opozitën me argumentin se ish-kryeministri Sali Berisha është i shpallur “non grata”.

“Jemi në mungesë serioze të dialogut politik. Refuzojmë të merremi me thelbin e problemit. Themi jo është non grata jo…

E morët vesh ça kishte bërë Amerika mo, ishte duke negociuar me Putinin. Amerika që nuk negocion me terroristët, këta që të shpallin non grata.

Ishte duke negociuar si zonjë me Putinin për të liruar disa të burgosur. Ne tani që bëjmë më amerikanë se amerikanët themi jo ky është non grata ky, ja këpusim kot.

I mirë apo i keq vlla e ka votuar populli shqiptar dhe je i detyruar të bashkëpunosh me të”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026