Manjani thirrje Ramës: Nuk e ndal dot eksodin e mjekëve me bllokim diplomash

18 Tetor 2023 | 21:28

Juristi Ylli Manjani e cilësoi antikushtetues ligjin e qeverisë për studentët e mjekësisë.

Në emisionin Now në Euronews Albania Manjani u shpreh se ky ligj nuk përmbush dot as qëllimin për të cilin është hartuar që është ndalimi i eksodit të mjekësve.

“Ky ligj ngatërron dy gjëra të ndryshme, të drejtën kushtetuese për të studiuar dhe të drejtën për të punuar. Mund të marrësh një diploma në një profesion të caktuar dhe nuk punon asnjë ditë në atë profesion. Dhe e dyta, që të nisësh profesionin duhet të aplikosh të urdhri i mjekut gjë që nuk mund të bëhet pa një diplomë. Nuk kanë zgjidhur as qëllimin themelor për të ndaluar eksodin e mjekëve, nuk e ndalojnë dot. Sikur 100 për qind të zgjedhin marrëveshjen, tarifa do jetë zero, me çfarë do t’i mbulojë shpenzimet shteti? E dyta, si e ndalon eksodin ti kur e ke mjek, kandidat për mjek, i jep edhe 6 vjet eksperiencë dhe ja jep Gjermanisë gati? A ndalohet eksodi me ligje apo me reforma?” tha Manjani.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026