Maqedoni e Veriut, hetime për keqpërdorim të vaksinave pas denoncimeve për abuzime
Katër ditë pas fillimit të vaksinimit kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut, ka një debat në lidhje me keqpërdorimin e dozave të vaksinave. Qytetarë të ndryshëm, gazetarë e persona publike kanë denoncuar me raste konkrete, se pjesë e këtij procesi janë bërë edhe persona që nuk janë mjekë.
Vaksinat e Pfizer që ka për momentin Maqedonia e Veriut dhe që janë vetëm 4,800 në numër, janë parashikuar të shpërndahen vetëm për mjekët.
Korrespondentja e Euronews Albania Ferikan Iljazi raportoi nga Maqedonia e Veriut se denoncimet fillestare ishin në rrjetet sociale. Fillimisht u denoncua fakti se sekretari i spitalit të Ohrit, me profesion jurist, figuronte në listën e të vaksinuarve.
“Ka pasur reagime të ashpra nga qytetarët për selektime dhe vaksinime të personave që nuk e kanë të drejtën të vaksinohen në një kohë kur nuk ka mjaftueshëm doza,” – tha gazetarja Iljazi.
Autoritetet janë shprehur se do të hetojnë rastet e pretenduara dhe paralelisht do të rishikojnë listat e vaksinimit.
Prej mesjavës në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i vaksinimit me një ritëm prej rreth 200 mjekësh në ditë. Shkupi zyrtar pret rreth 200 mijë vaksina nga Kina dhe disa mijëra të tjera nga Serbia. Qeveria është shprehur e hapur për të marrë edhe 100 mijë doza të tjera nga Rusia. Aktualisht nuk ka një datë të saktë të mbërritjes së këtyre dozave.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton