Maqedonia e Veriut zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve, 33 deputetë shqiptarë në parlament
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut zyrtarizoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën më 15 korrik duke nxjerrë fituese të tyre koalicionin mes Lëvizjes Besa dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) njohur si koalicioni “Mundemi”, e cila mori 46 deputetë, prej tyre 4 janë deputetë të Besës.
Rezultati është si m ë poshtë:
- 46 mandate – (35.89%) Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Lëvizja Besa, kryetarë Zoran Zaev dhe Bilal Kasami;
- 44 mandate – (34.57%) Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), kryetar Hristijan Mickoski;
- 15 mandate – (11.48%) Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kryetar Ali Ahmeti;
- 12 mandate – (8.95%) Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Alternativa, kryetarë Ziadin Sela dhe Afrim Gashi;
- 2 mandate – (4.2%) E Majta (Levica), kryetar Dimitar Apasiev;
- 1 mandat – (1.53%) Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi;
Në parlamentin e ardhshëm të RMV-së, do të ketë 33 deputetë shqiptarë.
Katër deputetë nga Lëvizja Besa dhe 1 nga LSDM, 15 nga BDI, 12 nga AA dhe Alternativa si dhe 1 nga PDSH-ja.
Në legjislaturën e shkuar parlamenti kishte 22 deputetë shqiptarë dhe me këtë rritje të ndjeshme – 11 deputetë më shumë – faktori politik shqiptar duket të jetë më vendimtar për zhvillimet politike, sikurse pritet të jetë formimi i qeverisë.
Nga zgjedhjet e 15 korrikut, mbetën pa përfaqësi në parlament 7 parti të cilat kishin marrë në total 45 mijë vota, por jo më shumë se 1.35% e rangut kombëtar nëse ndaheshin veçantë nga njëra-tjetra.
Gazetari Benjamin Arifi raportoi nga Maqedonia se koalicioni AA dhe Alternativa konteston legjitimitetin e BDI-së si fitues i zgjedhjeve në bllokun politik shqiptar me akuza për vjedhje dhe blerje votash. Për këtë ata kanë paralajmëruar protestën “Marsh për Demokraci” ditën e hënë, për të ngritur zërin ndaj manipulimit zgjedhor.
Pas certifikimit të rezultateve, Presidenti i shtetit duhet t’ia dorëzojë mandatin partisë që ka shumicën në Kuvend.
Deri në këtë moment nuk kanë filluar zyrtarisht bisedimet për formimin e shumicës prej të paktën 61 deputetësh nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Përmes një komunikate, partia fituese LSDM theksoi se në qeverinë e ardhshme do të ketë vend për të gjitha forcat progresive dhe pro-evropiane, duke synuar koalicion të gjerë dhe qeveri të qendrueshme.
Qeveria e ardhshme e Maqedonisë së Veriut do të ketë prioritet negociatat me Bashkimin Evropian që pritet të fillojnë këtë vit.
Lexoni gjithashtu:
Si formohet qeveria e re në Maqedoni të Veriut, koalicionet e mundshme
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)