Maqedonia e Veriut fillon inspektimet e ndërtesave pas tërmetit në Shqipëri

4 Dhjetor 2019 | 11:50

Ndërkohe që në Shqipëri kanë nisur hetimet për pallatet e dëmtuara nga tërmeti, nga Maqedonia e Veriut ekspertët ndajnë eksperiencën e tyre se si kanë arritur sigurinë e nevojshme ndërtesat e tyre pas tërmetit shkatërrues të vitit 1963.

Njëri prej tyre, inxhinieri sizmik Mihail Garevski vlerëson se pjesa më e madhe e ndërtimeve në Shkup janë shumë të sigurta në aspektin sizmik. Tërmeti i vitit 1963 i cili mori mbi 1 mijë jetë në Shkup, sipas tij ka ndikuar në rritjen e masave të sigurisë gjatë ndërtimit.

“Në Shkup pikërisht për shkak të tërmetit të vitit 1963 i kushtohet shumë rëndësi cilësisë së ndërtimeve. Sidomos pas viteve ‘80, kur përmirësohet cilësia e betonit dhe hekurit, kështu që kemi ndërtime shumë të sigurta në këtë aspekt”, u shpreh Garevski.

Garevski, i cili ishte dhe kryetar i Shoqatës Evropiane të inxhinerisë sizmike, shpjegon fazat që duhet të kalojnë ndërtimet në Maqedoninë e Veriut.

“Nga viti 1964 e këtej në Maqedoni ka rregulla sizmike gjatë ndërtimit, të cilat vlenin në gjithë Jugosllavinë. Që atëherë, projektuesit i marrin parasysh forcat sizmike. Gjithashtu kemi revizorë të autorizuar të cilët i kontrollojnë projektet, si dhe mbikëqyrje gjatë ndërtimit, pra nëse ndërtimi në praktikë i përmbahet projektit”.

Inxhinieri Garevski ka vizituar Durrësin menjëherë pas tërmetit dhe thotë se një pjesë e madhe e ndërtimeve në Shqipëri janë të sigurta, pasi energjia që çliroi tërmeti i 26 nëntorit sipas tij ishte shkatërruese. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026