Maqedonia e Veriut, gjykatësit të ndarë rreth nevojës për veting thelbësor
Në Maqedoninë e Veriut gjykatësit nuk duan një veting si ai në Shqipëri. Megjithatë ka zëra që kërkojnë një veting rrënjësor, por pa ndikim të politikës.
Ish-gjykatësi Trendafil Ivanovski vlerëson se Maqedonisë së Veriut i duhet sa më shpejtë një veting në gjyqësor, por jo në fushatë parazgjedhore. Sipas tij, përvoja e deritanishme ka dëshmuar se gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut i duhet një kontroll rrënjësor.
“Është fakt se ka nevojë për të pastrim, rifreskim në gjyqësor. Por nuk mendoj se është mirë që të bëhet në këtë fazë parazgjedhore. Kur të hapen kapitujt duhet bërë dhe pa ndikim nga partite politike”, – thotë ish-gjykatësi Trendafil Ivanovski.
Gjykatësi aktual Xhemali Saiti është kategorikisht kundër një vetingu në gjithë gjyqësorin. Thotë se ka institucione që mund të kontrollojnë punën e gjyqësorit dhe nuk duhet të lihet që të përzihet politika.
“Mendoj se vetingu i tipit të Shqipërisë nuk duhet të promovohet në Maqedoninë e Veriut pasi gjyqësori jonë nuk është si ai i Shqipërisë. Ka institucione si Këshilli Gjyqësor dhe Antikorrupsioni që mund të bëjnë hetimin e pronave të gjykatësve”, – shprehet Xhemali Saiti, gjykatës i Gjykatës Supreme
Ashtu si kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, edhe ambasadori i BE së në Shkup Samuel Zhbogar dje deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të shpejtojë me veting të përgjithshëm dhe se ekzistojnë alternativa të tjera për kontroll në punën e gjyqësorit.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat